Zjarrfikësit bllokohen në fshtatrat e Gramshit! Banesat digjen, banorët në lot, refuzojnë të largohen
12/08/2025 13:21
Del jashtë kontrollit situata me zjarret në disa fshatra të Gramshit.
Gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se ka banorë të lënduar, por zjarrfikësit nuk kanë mundur dot të shkojnë për shkak të tymit.
Ia gjithë fshati Skënderbegas do të evakuohet ndërsa shumë banorë, mes lotëve për shtëpitë që po u digjen, refuzojnë të largohen.
Situata mbetet kritike në fshatrat Kullolas, Bletes, Kukur, Sojnik dhe Mukaj.
Aktualisht janë nisur katër helikopterë drejt vatrave të zjarrit, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë.
Edhe në fshatin Sosëm sapo është aktivizuar një vatër e re shume pranë banesave.
Top Channel