Situata me zjarret në vend, reagon Berisha: Shqipëria në flakë në të katërta anët e saj!
12/08/2025 20:35
Vendi po përballet me flakët, ku situata paraqitet serioze në disa qarqe të vendit, me mbi 30 vatra aktive zjarri.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shprehet i shqetësuar për pasojat që zjarri po lë pas.
“Shqipëria në zjarre në të katërta anët e saj!
Miq nga Saranda në Tropojë mbi 60 vatra zjarresh dhe flakësh të fuqishme që po djegin qindra e mijëra hektar kullota, pyje, ullishte, pemtore, por dhe kanë rrethuar fshatra dhe lagje të banuara, kanë marrë jetë dhe kanë plagosur me djegie të shkallëve të ndryshme dhjetra qytetarë”, shkruan Berisha.
Top Channel