Shqetësime për Bianca Censorin pas fotove të reja, ndjekësit interpretojnë mesazhin: Izolim simbolik

12/08/2025 10:46

Bianca Censori, bashkëshortja e artistit të njohur Kanye West, ka ngritur shqetësime tek fansat e saj pas publikimit të një fotografie provokuese në rrjetet sociale.

Në imazh, ajo shihet brenda një flluske transparente, e veshur me një kostum trupi ngjyrë argjendi të thellë dhe taka të larta. Fotoja u interpretua nga shumë ndjekës si një metaforë për “izolim simbolik”, duke nxitur spekulime se Censori mund të jetë duke u kontrolluar nga bashkëshorti i saj.

Komentet në postim reflektojnë një shqetësim të gjerë për mënyrën se si ajo po paraqitet kohët e fundit në publik. Shumë prej ndjekësve vunë në dukje se stili i saj i fundit nuk përputhet me personalitetin që ajo ka shfaqur më parë dhe i bënë thirrje të distancohet nga çdo ndikim manipulues, që mund ta detyrojë të vishet në mënyra që e ekspozojnë në publik.

Komentues të tjerë theksuan se vlera dhe identiteti i saj personal nuk duhet të sakrifikohen për hir të një burri apo të famës dhe pasurisë, ndërsa pati edhe reagime më të ashpra që e cilësuan paraqitjen e saj si “qesharake” dhe “ofenduese”, duke ia atribuar përgjegjësinë Kanye West për mënyrën se si ajo shfaqet. Që nga martesa me West në vitin 2022, Bianca Censori është shfaqur shpesh në publik me zgjedhje veshjesh shumë provokuese ose minimaliste, që kanë shkaktuar diskutime të shumta në media dhe rrjete sociale.

Në një incident të bujshëm gjatë Grammy Awards 2025, ajo u përball me kritika të forta pasi ekspozoi trupin e saj lakuriq përpara kamerave, ndërsa Kanye West e shikonte pa ndërhyrë.

West ka deklaruar më herët se ka “miratim” për çdo veshje që zgjedh Censori, duke theksuar se nuk ushtron presion mbi të, por njëkohësisht ka lënë të kuptohet se asgjë nuk vishet pa pëlqimin e tij.

Top Channel