
Të paktën dy punëtorë humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë koksi – një lloj qymyri i ngurtë që përdoret në industri – sipas të dhënave të fundit të publikuara nga policia.
Ngjarja ndodhi në fabrikën Clairton Coke Works, në pronësi të US Steel, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Pitsburgut, në shtetin e Pensilvanisë.
Sipas James Mandalinski, zëdhënës i policisë së Qarkut Allegheny, shpërthimi ka ndodhur “në sektorin e brendshëm ku ndodhen bateritë e uzinës së prodhimit të koksit”. Shkaqet e incidentit mbeten ende të panjohura.
Ekipet e kërkim-shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën një punëtor të pajetë brenda objektit. Pas një operacioni të ndërlikuar kërkimi, u gjet edhe trupi i viktimës së dytë.
🚨🔥 MASSIVE EXPLOSION & FIRE at US Steel Clairton Coke Works, Pennsylvania! 🔥🚨
A thunderous blast rocked the largest coke production plant in North America earlier today near Pittsburgh — triggering a Level 3 Mass Casualty Incident. Emergency crews are rushing to the scene… pic.twitter.com/JVeakCB2er
— Technical Master (@BelievInJustice) August 11, 2025
Një punëtor i tretë, i cili fillimisht ishte raportuar i zhdukur, u shpëtua dhe u dërgua në spital për trajtim. Ndërkohë, nëntë punëtorë të tjerë u transportuan në spitale të zonës, duke marrë kujdes mjekësor për plagë të natyrave dhe shkallëve të ndryshme.
The explosion is being called a mass casualty event at the US steel plant in Pennsylvania, Clairton Coke Works.
This is a few months after President Trump announced that US steel will begin ramping up manufacturing again.
If you have no pattern recognition skills this just… pic.twitter.com/ZBbAAxSJML
— Redpill Drifter (@RedpillDrifter) August 12, 2025
David Burritt, drejtori i përgjithshëm i US Steel, u shpreh: “Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse në hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe do të publikojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm.”
Ai shtoi më tej: “Për familjet e prekura, zemrat tona janë me ta. Puna që bëjmë është e rëndësishme dhe shpesh e vështirë, por ajo nuk duhet të bëhet kurrë – në asnjë rrethanë – në kurriz të sigurisë së punëtorëve tanë.”
E vendosur pranë lumit Monongahela, kjo fabrikë është objekti më i madh industrial në Shtetet e Bashkuara për shndërrimin e qymyrit në koksi – një përbërës thelbësor në industrinë e prodhimit të çelikut. Në këtë fabrikë punësohen rreth 1,300 punëtorë, sipas të dhënave nga US Steel, kompani që së fundmi është blerë nga Nippon Steel.
Çfarë është koksi?
Koksi është një lloj qymyri i trajtuar, që përdoret kryesisht në metalurgji – veçanërisht në prodhimin e çelikut në furrat e shkrirjes. Ai njihet për djegien e tij të pastër, duke prodhuar pak tym dhe temperaturë të lartë, çka e bën të përshtatshëm për përdorim në procese industriale të rënda.
Top Channel