
Shkëndija e Tetovës i jep fund aventurës së saj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, pas humbjes së dytë në ndeshjen e kthimit kundër Qarabag me rezultatin e thellë 5-1.
Pas humbjes së parë në Maqedoni me rezultatin 0-1, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin në Baku, ku shënuan në minutën e 10’ me anë të Tamba pas një asisti të Ibraimit.
Por pas vetëm 8 minutash, gjithçka u përmbys me një autogol të Cakes dhe golin e Borges.
Pjesa e parë vazhdoi të sillte vuajtje për ekipin shqiptar, pasi pësoi dhe dy gola të tjerë nga Akhundzade dhe Jankovic, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit gjetën dhe golin e pestë me Andrade.
Kështu Shkëndija e mbyll aventurën në Champions, teksa do të zbresë menjëherë në play off-et e Europa League, aty ku do të ndeshet me skuadrën që do të eliminohet nga çiftiFerencvaros-Ludogortes, ndërsa ekipi shqiptar ka siguruar të paktën pjesëmarrjen në Conference League.
REZULTATI:
QARABAG 5-1 SHKËNDIJA
Top Channel