Rëndohet situata! Helikopterët e emergjencave në stadiumin e Gramshit, në gatishmëri për të transportuar të plagosur
12/08/2025 14:52
Helikopterët e emergjencave janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit në pritje për të transportuar të plagosur drejt Tiranës.
Ministria e Mbrojtjes po vijon me evakuimin e banorëve në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie.
Një person ka humbur jetën, ndërkohë që disa persona janë bllokuar nga flakët. Ndërhyrja e zjarrfikëseve është e vështirë për shkak të erës dhe terrenit malor.
Top Channel