
Fenerbahce ka arritur një kthesë madhështore duke mposhtur 5-2 Feyenoord-in në ndeshjen e dytë të raundit të tretë kualifikues të Champions League, duke siguruar kalimin në play-off me një rezultat total 6-4.
Një fitore që jo vetëm i hap rrugën ekipit nga Stambollit në fazën finale para fazës së ligës, por shënon edhe një mësim të fortë nga trajneri José Mourinho ndaj ish-sulmuesit legjendar Robin van Persie dhe skuadrës së tij, e cila dukej e sigurt për triumf.
Në stadiumin e zhurmshëm të Stambollit, Fenerbahce përmbysi disavantazhin dhe shkëlqeu me golat e Archie Brown, Jhon Durán, Fred, Youssef En-Nesyri dhe Talisca, duke treguar një formë të jashtëzakonshme dhe një përkushtim maksimal. Ndërkaq, Feyenoord, i drejtuar nga Van Persie, pësoi një goditje të rëndë morale dhe sportive, pasi përkundër dy golave të Tsuyoshi Watanabe, nuk arriti të mbrojë avantazhin e ndeshjes së parë.
Ky sukses i Fenerbahces ngre shumë shpresë tek tifozët turq për një rikthim të bujshëm në fazën finale të Champions League.
Top Channel