
Galatasaray ka bërë një ofertë zyrtare për portierin e Manchester City, Ederson, duke e identifikuar brazilianin si opsionin kryesor për të qenë portieri i tyre i ri numër një.
E ardhmja e Ederson te City mbetet e pasigurt, teksa Pep Guardiola ka bërë një lëvizje të rëndësishme këtë verë duke firmosur me James Trafford, një portier i ri dhe premtues.
Sipas mediave, Manchester City po planifikon të transferojë Gianluigi Donnarumman si pasues të Edersonit, duke i hapur rrugë largimit të brazilianit. Në këtë kontekst, Galatasaray po përpiqet të përfitojë dhe të sigurojë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Kjo lëvizje tregon ndryshimet në radhët e portierëve te City dhe interesin e klubeve të mëdha për lojtarët e kualitetit botëror.
Top Channel