Katër të plagosur në një përplasje me armë në Udine, dy në gjendje kritike/ Dyshohet për larje hesapesh mes familjeve 11/11 22:49
Një zjarr shpërtheu në zonën e Rizës, në Agriomata, Kalamatë, pak para orës 4 të pasdites. Zjarri filloi në bar të thatë dhe u përhap në zonë.
Zjarri ndodhet pranë shtëpive të cilat janë në rrezik dhe u është kërkuar që të largohen nga banesat. Mediat greke bëjnë me dije se dy aeroplanë dhe një helikopter po operojnë nga ajri.
Katër automjete të Departamentit të Zjarrfikësve me dhjetë zjarrfikës u mobilizuan menjëherë, ndërsa vullnetarë nga grupi rinor ndihmuan po ashtu.
Po ashtu banorët e zonave të Anogiatës dhe Pantanasës morën një urdhër evakuimi për shkak të zjarrit që shpërtheu në zonën e Filippiadës në mesditën e së martës.
Top Channel