Fitore pa probleme për Realin në miqësoren kundër austriakëve, shënojnë Mbappe dhe “i padëshiruari” i Alonsos

12/08/2025 21:03

Real Madrid ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me një fitore të thellë 0-4 ndaj skuadrës austriake të Tirolit në miqësoren e luajtur këtë të martë.

Golat u shënuan nga Militao në minutën e 11-të, Kylian Mbappe në minutat 13 dhe 59, si dhe nga Rodrygo në minutën e 81-të.

Veç vëmendjes për dy golat e yllit francez, vëmendje mori edhe goli i Rodrygos, i cili konsiderohet nga disa si “i padëshiruari” i trajnerit Xabi Alonsos, i cili e ka nxjerrë në shitje këtë merkato vere.

Gjithsesi,  sulmuesi brazilian sërish pritet të largohet këtë verë, me Manchester City-n që duket se mendon seriozisht për ta afruar atë në “Etihad”.

Kështu Reali bëhet gati për startin e sezonit të ri, i cili për madrilenët do të fillojë pas një jave kundër Osasunës në La Liga.

Top Channel