Digjet Spanja e Portugalia nga temperaturat e larta, katër të plagosur dhe mijëra të evakuuar në Tarifa

12/08/2025 12:39

Temperaturat e larta dhe era e fortë nxori nga kontrolli një zjarr në Spanjën veriperëndimore.

Zjarri i madh shpërtheu në një zonë minierash të epokës romake dhe detyroi qindra banorë të evakuoheshin. Shuarja e zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme ishte e pamundur për shkak të temperaturave të larta dhe erërave deri në 40 kilometra në orë. Katër persona, përfshirë dy zjarrfikës, pësuan lëndime të lehta.

Autoritetet thanë se dëmet në vend do të vlerësohen pasi zjarri të jetë plotësisht nën kontroll. Departamenti i turizmit i qeverisë rajonale planifikon një vlerësim teknik kur kushtet ta lejojnë. UNESCO e përshkruan vendin si “padyshim më të mirë-ruajturin dhe më përfaqësuesin nga të gjitha zonat minerare të botës greko-romake në kohët klasike”.

Spanja është përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë javës së kaluar, me temperatura mbi 40 gradëve Celsius të cialt kanë favorizuar zjarret. Vetëm në rajonin veriperëndimor të Kastiljes dhe Leonit ka pasur 13 zjarre në tre ditët e fundit. Në qytetin turistik jugor të Tarifës, më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga disa hotele dhe plazhe, pasi një zjarr që ishte shuar të premten u ndez përsëri.

Më shumë se 100 zjarrfikës po punojnë për shuarjen e tij. Në Portugalinë fqinje, zjarrfikësit po luftonin me tre zjarre të mëdha në qendër dhe në veri të vendit. Më i madhi, pranë qytetit të Trancoso-s, ka qenë aktiv që nga e shtuna dhe po luftohet me më shumë se 650 zjarrfikës të mbështetur nga gjashtë avionë.

Top Channel