Video/ Gol në debutim, Armando Sadiku e nis në mënyrën më të mirë rikthimin e tij në Zvicër

11/08/2025 10:51

Armando Sadiku e ka nisur me gol aventurën e tij te AC Bellinzona.

Sulmuesi 33-vjeçar realizoi në minutën e 33-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij ndaj FC Lausanne në javën e dytë të Challenge League.

Pavarësisht avantazhit, Bellinzona nuk arriti ta ruante rezultatin, duke u ndalur në një barazim 2-2.

Pas dy ndeshjeve të para të kampionatit, ekipi zviceran gjendet në fundin e tabelës me vetëm një pikë.

Sadiku, i prezantuar më 30 korrik si afrimi më i bujshëm i merkatos për Bellinzonën, shihet si një nga armët kryesore të skuadrës për të përmirësuar ecurinë dhe për të synuar pozita më të larta në renditje gjatë sezonit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10)

Top Channel