
Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon sot një konferencë për mediat për të përshkruar planet për t’i dhënë fund “krimit, vrasjeve dhe vdekjes” në Uashington DC.
Presidenti Donald Trump filloi duke thënë: “Ne do ta marrim përsëri kryeqytetin tonë”.
Ai thotë se planifikon të vendosë Departamentin e Policisë së Uashington DC nën “kontroll të drejtpërdrejtë federal” duke përdorur Aktin e Rregullave të Brendshme të Distriktit të Kolumbias.
Trump thotë se do të vendosë gardën kombëtare në Uashington dhe do të federalizojë departamentin e policisë së qytetit.
Trump iu drejtua drejtpërdrejt gazetarëve të mbledhur, duke u thënë atyre se edhe ata janë “viktima të saj”.
“Nuk do të duash të të grabisin, të të përdhunojnë, të të qëllojnë dhe të të vrasin”, thotë ai.
Trump sugjeron se shkalla e vrasjeve në Uashington DC është më e lartë se në disa “nga vendet më të këqija në Tokë” dhe thotë se numri i vjedhjeve dhe grabitjeve të makinave është rritur gjithashtu.
Lidhur me shkallën e krimit, presidenti flet për një kulm në vitin 2023, por sipas BBC statistikat tregojnë se krimi ka rënë në kryeqytetin e SHBA-së që atëherë.
Ai thotë se Uashingtoni është “pushtuar nga bandat e dhunshme dhe kriminelët e etur për gjak”, si dhe nga “maniakë të droguar dhe njerëz të pastrehë”.
Top Channel