Tragjike në Milano! Katër minorenë vjedhin makinën me targa franceze, përplasin për vdekje të moshuarën dhe më pas arratisen

11/08/2025 16:23

Një grua 71-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë me targa franceze, që më pas rezultoi e vjedhur, në Milano.

Ngjarja ndodhi të hënën, rreth orës 12:00, në lagjen Gratosoglio, në rrugën Via Saponaro. Gruaja italiane po kalonte rrugën kur u godit nga makina.

Në automjet ndodheshin katër persona, të cilët besohet të jenë minorenë, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Mjeti i vjedhur u braktis aty pranë, në vendin e aksidentit.

Shërbimet e urgjencës 118 mbërritën shpejt me automjek dhe ambulancë, por fatkeqësisht, gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe ajo ndërroi jetë pak më vonë.

Sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin në rrugën Via Saponaro, duke kaluar mbi bordurën dhe duke hyrë në zonën e gjelbër pranë binarëve të tramvajit, për të përfunduar në korsinë ku po kalonte viktima.

Policia lokale e udhëhequr nga Gianluca Mirabelli po vijon hetimet dhe është duke analizuar kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar dhe kapur autorët e aksidentit fatal.

Top Channel