
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi mbrëmjen e së dielës në Zhur të Prizrenit.
“Gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se arrestimi është bërë mbrëmjen e së dielës.
Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48-orësh, ndërkohë që autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivet për këtë ngjarje.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e 10 gushtit, kur Policia u njoftua se një person kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.
Viktima pësoi lëndime të rënda pas therjes me thikë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku kishte ndërruar jetë.
Të dielën, Kosova po ashtu u trondit nga një vrasje e trefishtë në Gjilan. Autoritetet kanë shpallur në kërkim tre persona të dyshuar. I dyshuari kryesor për këtë rast, Mefail Shkodra sipas Policisë, ka të kaluar kriminale.
Top Channel