
Igli Tare ka mbyllur një tjetër marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit belg, Koni De Winter te Milani nga Genoa.
Sipas raportimeve, klubi kuqezi ka arritur një akord verbal si me lojtarin ashtu edhe me klubin gjenovez, ndërsa marrëveshja pritet të përmbyllet për një shifër rreth 20 milionë euro.
Pasi të finalizohen detajet e fundit mes dy klubeve, 22-vjeçari do të udhëtojë drejt Milanos në fillim të javës së ardhshme për të kryer vizitat mjekësore. Pas kësaj, ai do të firmosë një kontratë afatgjatë me Milanin.
De Winter shihet si një përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen e skuadrës së Allegrit, ndërsa transferimi i tij vjen në një periudhë kur Milani po kërkon të forcojë repartin defensiv për sezonin e ri në Serie A dhe garat europiane.
Top Channel