Befason futbollisti i Andorrës: Më kanë porositur shokët serbë të klubit, ndaj Shqipërisë do të bëjmë maksimumin që ata të mos fitojnë
Gjithçka që shkëlqen nuk është ar. Pas një sezoni historik dhe triumfit në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germain ka vendosur plot nëntë lojtarë në listën e ngushtë prej 30 emrash për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”. Por, në dhomat e zhveshjes së Luis Enriques duket se nuk ka vetëm festë – kanë nisur përplasjet mes pretendentëve.
Fillimisht, mbështetja në grup ishte e qartë për Ousmane Dembélé, por situata ndryshoi pas deklaratës së Achraf Hakimit.
Mbrojtësi maroken, i cili këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 16 asiste, tha për Canal+: “Topi i Artë është një ëndërr që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Kam shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – diçka që Dembélé nuk e ka bërë – dhe për një mbrojtës është edhe më e vështirë. Mendoj se e meritoj edhe më shumë se një sulmues.”
Sipas L’Equipe, zyra e shtypit e PSG-së u përpoq të censuronte këto komente, por Hakimi refuzoi. Krahas tij dhe Dembélé-s, në listë janë edhe Donnarumma, Doué, Kvaratskhelia, Vitinha, Neves, Ruiz dhe Mendes.
Edhe Gianluigi Donnarumma ka bërë “lëvizjen” e tij, duke publikuar në rrjete sociale një kujtesë të qartë se është i vetmi portier i kualifikuar për Topin e Artë.
Agjenti i tij, Vincenzo Raiola, theksoi për Gazzetta dello Sport: “Pa pritjet vendimtare të Gigios ndaj Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal, PSG nuk do ta kishte fituar kurrë Ligën e Kampionëve.”
Presidenti Nasser Al Khelaifi kishte deklaruar më herët se “do të ishte problem i madh nëse Dembélé nuk fiton”, por duket se gara brenda klubit po bëhet gjithnjë e më e ndezur.
Top Channel