Një 70-vjeçar është aksidentuar për vdekje këtë të hënë në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50 në fshatin Hamallaj, kur 57-vjeçari me iniciale M. I. ka përplasur me automjetin që drejtonte 70-vjeçarin me iniciale Gj. B. Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Top Channel