
Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela do të shqyrtojë të mërkurën në orën dhjetë kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkon të lërë burgun 313 duke ofruar bllokimin e pasaportës dhe një masë tjetër më të butë atë të ndalimit për të dalë jashtë vendit.
Caktimi i datës që trajton kërkesën e radhës të ish presidentit ndodhi mbasi javën e kaluar një gjyqtar tjetër i gatshëm u shpall moskopetent.
Arsyeja ishte këmbëngulja e avokatëve të Metës të cilët kërkuan gjykimin e kërkesës nga gjyqtari i cili në në muajin tetor kishte vendosur arrest në burg ndaj ish presidentit. Ilir Meta insiston se ky arrest nuk duhet të ketë më fuqi përderisa hetimet janë mbyllur.
Por Meta këmbëngul se mbajtja në burg po e ndalon të kryejë funksionet e politikanit sepse sipas tij si drejtues i Partisë së Lirisë, e ka të vështirë të takojë vartësit dhe elektoratin
Meta thotë se është i persekutuar juridik, mbasi u arrestua në emër të kauzës për të luftuar korrupsionin
Por SPAK ka ngritur zyrtarisht akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë ndaj ish presidentit, duke u bazuar edhe në letërporosi të përcjella nga partnerët dhe në episode si Cez Dia, lobimi dhe transaksionet për blerjen e shtëpisë.
SPAK mbylli hetimet në katër gusht dhe ka marrë të pandehur Ilir metën, Monika Kryemadhin, Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Cokun.
Në lidhje me pasuritë, gjykata e apelit ka lënë në fuqi sekuestron preventive në banesën e Monika Kryemadhit dhe ka hequr bllokimin e banesës të të ëmës. Me mbylljen e hetimeve secili nga të akuzuarit ka kohë dhjetë ditë për të bërë kundërshtimet.
Megjithatë nuk është çudi që Meta ndryshe nga të tjerët, të rezervojë të drejtën që të kryejë kundërshtimet e tij mbi hetimet, në seancën paraprake, atëherë kur dosja të kalojë për gjykim.
Top Channel