Ish-futbollistit të Milanit i hiqet patenta, u kap nga policia duke përdorur telefonin në timon

11/08/2025 07:45

Ish-kapiteni i Milanit, Davide Calabria, është ndaluar nga karabinierët ndërsa përdorte telefonin inteligjent në timonin e një automjeti. Futbollistit i është hequr patenta e drejtimit.

Që nga 1 korriku 2025 është zyrtarisht lojtar i lirë, pas 18 viteve të kaluara te Milani dhe suksesit të majit të kaluar në Kupën e Italisë, pikërisht kundër kuqezinjve të drejtuar nga Sérgio Conceição, me fanellën e Bolognës. Dy javë para nisjes së Serie A, Davide Calabria mbetet një nga kandidatët e mundshëm për fazën finale të merkatos së verës (në javët e fundit është përfolur për një kalim te Fiorentina, ku do të ribashkohej me trajnerin Pioli), ndërsa jashtë fushe mbrojtësi lombard ka përfunduar në “pozicion jashtë loje”.

Në fund të korrikut, ish-kapitenit të Djallit i është hequr patenta e drejtimit nga karabinierët për shkak të përdorimit të telefonit celular teksa drejtonte një automjet. Një sjellje që, që prej 14 dhjetorit 2024, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve më të fundit në Kodin Rrugor, parashikon një gjobë nga 250 deri në 1.000 euro dhe masën administrative shtesë të pezullimit të patentës së drejtimit nga pesëmbëdhjetë ditë deri në dy muaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Via Nazionale”, në qendër të Puegnago del Garda, në provincën e Breshias.

Top Channel