Aksident i trefishtë në Klos, dërgohen në spital të lënduarit
11/08/2025 20:22
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Klos brenda tunelit në fshatin Fshat.
Të lënduarit nga përplasja janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda në tunel, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit L.R., K.A., dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi K.A sëbashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Top Channel