59-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten në Kuçovë
11/08/2025 12:31
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë, ku një 59-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Policia thotë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel