Zjarri jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit
10/08/2025 21:14
Zjarri që nisi këtë pasdite në Poliçan është jashtë kontrollit, pasi era ka favorizuar përhapjen e flakëve.
Gjatë mbrëmjes, flakët iu afruan spitalit të qytetit, ndërkohë që në zonë po punojnë edhe mjetet zjarrfikëse që kanë mbërritur nga Berati.
Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B.
Top Channel