Yjet që bien! Perseidët, shirat nga qielli më të pritur të vitit

10/08/2025 14:55

Rikthehen për takimin më të pritur me yjet që bien: shirat e Perseidëve, që ndriçojnë qiellin çdo gusht.

Kulmi i këtij fenomeni pritet natën midis 12 dhe 13 gushtit, kur mund të shihen rreth dhjetë meteore në orë, një numër pak më i ulët se në vitin 2024. AstrofizikanET shpjegojne se kushtet për vëzhgimin e Perseidëve në 2025 nuk do të jenë shumë të favorshme:

“Hëna do të jetë e plotë, tre ditë para kulmit, dhe drita e saj e fortë do të pengojë pamjen e yjeve.” Megjithatë, do të jetë e mundur të shihen meteorët më të ndritshëm, për sa kohë që moti të jetë i kthjellët dhe të ndiqet nga vende larg ndriçimit artificial. Perseidët janë shkaktuar nga grimcat që ka lënë pas kometa Swift-Tuttle, të cilat digjen duke hyrë në atmosferën e Tokës, duke krijuar ato shenja të ndritshme që i njohim si “yje që bien”.

Astrofizikantet thone gjithashtu se meteorët janë të dukshëm gjatë gjithë natës, por rritja më e madhe e tyre ndodh në orët e para të mëngjesit, pasi atëherë observatori është në pjesën e Tokës që lëviz drejt rrugës së grimcave kometare, duke i bërë meteorët më të dukshëm.

Për të gjithë ata që duan të shijojnë magjinë e qiellit natën, ky është momenti ideal për të ngritur sytë lart dhe për të mos humbur spektaklin e Perseidëve.

Top Channel