Të shtënat me armë në Gjilan, viktimat babai me djalin dhe dhëndrin! Autori zhduket pa lënë gjurmë

10/08/2025 15:04

Këto janë pamjet nga ngjarja e rëndë ku tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një incidenti, ku janë përdorur armë zjarri sot në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”. Viktimat dyshohet se janë babai me djalin dhe dhëndrin, Selami e Edmond Hasani dhe Abedin Hoxha.

I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, një shtetas nga Gjilani, i cili për momentin është në arrati, teksa policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve dhe mediave për kapjen e tij. Në kërkim janë edhe dy djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, ndërsa jë tjetër i dyshuar u arrestua në vendngjarje.

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Top Channel