Daku nuk i ndahet golit! 4 gola në 4 javë për sulmuesin kuqezinj. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Shehu dhe Mehmeti

10/08/2025 14:51

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e kampionatit rus.

27-vjeçari arriti të linte gjurmën e tij në minutën e 40-të të sfidës, në humbjen e thellë 5 me 1 që skuadra e Rubin Kazanit pësoi në transfertë ndaj CSKA Moskës.

Ky ishte goli i tretë radhazi dhe i katërti në 4 javë për bomberin shqiptar, që është padyshim lideri i Rubin Kazan këtë edicion. Në këtë start sezoni, skuadra e Dakut ka arritur të grumbullojë 7 pikë në 4 javë, teksa sulmuesi ynë ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar 8 në total. Një fakt interesant është se të gjitha golat te Rubini i shënojnë futbollistët shqiptarë, 4 Daku, dy Hoxha dhe 1 Shabanhaxhaj.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu po kalon një moment të artë në elitën e futbollit polak me fanellën e Vidzev Lodz, teksa mbrëmjen e djeshme shënoi golin e dytë në duelin ndaj Visla Plock, të vlefshëm për javën e katërt.  Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me Sekulskin, ndërkohë që Vidzev barazoi shifrat në minutën e 41-të me Shehun, që falë një gjajtje të kalibruar me të majtën nga krahu i djathtë i zonës, e dërgoi topin në cepin e portës.

Në momentin e realizimit, mesfushori tjetër shqiptar, Lindon Selhai ka vendosur duart në kokë, i befasuar nga goli i shënuar nga patrioti i tij, teksa në stadiumin e tejmbushur nga tifozët shpërthue një atmosferë elektrizuese. Në momentin e festës nuk mungoi as shqiponja dykrenare si dhe një dedikim me zemër. Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion me fanellën e Bristol Sitit në Championshipin anglez. Shqiptari gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Shefild Junajtid në transfertë, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1 me 4.  Në minutën e 46-të, pas një harkimi të Ris nga e djathta, Mehmeti arriti të shënonte një gol mjaft të bukur falë një kordimini perfekt brenda zonës, duke thelluar avantazhin në 1 me 3. Në edicionin e kaluar 24-vjeçari u aktivizua 44 ndeshje me fanellën e Bristol Sitit në Championship, duke shënuar 12 gola si dhe regjistroi 1 asist.

Top Channel