
Policia ka arrestuar identifikuar dhe arrestuar 3 nga personat që morën pjesë në plagosjen e 27-vjeçarit në Tresh mbrëmjen e ditës së djeshme.
Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije së personi i katërt është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.
Identifikohen 4 shtetas. Vihen në pranga 3 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.
Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 27-vjeçari.
Sekuestrohen 1 automjet, që dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes si dhe sende të tjera të kundraligjshme të vlefshme për hetimin.
Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi R. Ç., 27 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes,, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestuan shtetasit B. N., 47 vjeç dhe A. Ll., 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u arrestua shtetasi I. K., 51 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
-shpallën në kërkim shtetasin S. N., 35 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasit B. N., 47 vjeç, A. Ll., 42 vjeç dhe S. N., 35 vjeç , gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin R. Ç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi I. K., 51 vjeç, nuk ka kallëzuar për ngjarjen.
Gjithashtu, gjatë konfliktit ka mbetur i demtuar lehtë me sende të forta, shtetasi G. Sh., 42 vjeç, i cili ishte në shoqërinë e të dëmtuarit.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjore të ngjarjes si dhe lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel