Jessie J konfirmoi se i duhet një tjetër operacion pasi shëndeti i saj u përkeqësua.

Konkretisht, ajo ndau në Instagram-in e saj se çfarë e pret këtë vit: “Këtë vit, nevojitet një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, mund ta bëj. Edhe rritjen e një fëmije të vogël mund ta bëj.

Edhe publikimin e muzikës së re mund ta bëj”. Siç shkroi ajo, ajo beson se thjesht duhet të jetë realiste për atë që mund të ofrojë në të gjitha rolet në jetën e saj.

Data 29 gusht u shfaq edhe në videon e saj, e cila supozohet të jetë data e publikimit të albumit të saj të ri.

“Shtatë javë pas operacionit të kancerit të gjirit dhe ende në procesin e rikuperimit, trupi im ende po gjen rrugën e vet. E dua muzikën, e dua jetën time dhe dua të jetoj momentin”-tha ajo.

Disa ditë më parë, Jessie J tregoi gjithashtu se ishte shtruar në spital për shkak të dyshimeve për mpiksje gjaku, pasi vuante nga dhimbje në gjoks. “Jeta është e shtresuar dhe ka ulje-ngritje, thjesht duhet të vazhdojmë t’i jetojmë të gjitha sa më mirë që të mundemi. Ja ku jam duke jetuar”-kishte deklaruar më parë këngëtarja./ TAR

Top Channel