Trump kërkon census të ri dhe të saktë, presidenti nuk do që në regjistrim të mos përfshihen emigrantët ilegalë

07/08/2025 20:00

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu qëllimin e tij që SHBA-të të vazhdojnë me një “regjistrim të ri dhe jashtëzakonisht të saktë” dhe sqaroi sa arsyeja pas kësaj iniciative është që njerëzit që janë në SHBA ilegalisht nuk do të përfshihen në regjistrim.

Në një postim në Truth Social, Trump shpjegoi se ai do të bazohet në “informacionin e mbledhur nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024”.

Regjistrimi është një numërim i mandatuar kushtetues i të gjithë njerëzve në Shtetet e Bashkuara çdo 10 vjet, vëren Politico. Ai u krye për herë të fundit në vitin 2020, por një regjistrim i plotë nuk është kryer kurrë në mesin e dekadës dhe as qytetarët jo-amerikanë nuk janë përjashtuar ndonjëherë nga numërimi.

Regjistrimi përcakton numrin e vendeve që merr secili shtet në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe ndarjen e fondeve federale dhe shtetërore.

Trump, u përpoq të përfshinte një pyetje të shtetësisë në regjistrim që në mandatin e tij të parë, megjithëse Gjykata Supreme e hodhi poshtë përpjekjen në vitin 2019 për arsye procedurale.

Një raport i Qendrës Kërkimore Pew të vitit 2020 tregoi se largimi i qytetarëve pa shtetësi mund t’u kushtojë shumë shteteve vende në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshirë dy më të mëdhatë, Kaliforninë dhe Teksasin.

Përtej kësaj, kryerja e një regjistrimi të popullsisë në mes të dekadës ka të ngjarë të paraqesë një numër sfidash ligjore dhe procedurale, veçanërisht pasi planifikimi për regjistrimin e popullsisë të vitit 2030 ka filluar tashmë.

Nuk është e qartë se si administrata Trump mund të përjashtojë emigrantët e paligjshëm nga regjistrimi apo nëse do t’i largojë ata nga procesi i ridistriktimit, i cili do të përballet gjithashtu me pengesa ligjore.

Njoftimi i presidentit vjen ndërsa disa shtete janë të përfshira në një betejë për ridistriktimin.

Trump i ka shtyrë shtetet republikane, të tilla si Teksasi, të rivizatojnë kufijtë e distrikteve për të ruajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, duke thënë se republikanët “i meritojnë” vendet.

Top Channel