Sfidat e Dinamos dhe Egnatias/ Përballja sot në Digitalb mes ekipeve të Hajduk-Dinamo dhe Olimpia-Egnatia

07/08/2025 15:39

Mbrëmjen e sotme Dinamo do të zbresë në fushë përballë Hajdukut të Splitit, një prej klubeve më të mëdha kroate të futbollit, takimi i parë i raundit të tretë eliminator të Conference League.

Faruk Sejdini  një prej emrave të mëdhenj të Dinamo, si lojtar dhe trajner në prag të kësaj përballjeje analizon Dinamon e Ilir Dajës.

18 kampionate ka Dinamo, aq edhe Hajduku i Splitit vetëm se në ndeshjet ndërkombëtare europiane ndryshon peshorja. Rreth 200 ndeshje për ekipin kroat dhe 15 vite mungesë në arenën ndërkombëtare për blut e Tiranës.

Sot drejtpërdrejtë nga Spilit i Kroacisë në orën 21:00 Dinamo përballet me Hajdukun ndërsa në orën 20:00 do të jetë përballja tjetër eurpiane mes Egnatias dhe Olimpias së Ljubianës në Slloveni, të dyja ndeshjet do të keni mundësinë t’i ndiqnin drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel