Personazhi i njohur i rrjeteve sociale u dhunua së bashku me të atin/ Vihet nën hetim autori dhe vajza që e shoqëronte

07/08/2025 12:30

40-vjeçari që dhunoi personazhin e njohur të rrjeteve sociale Genard Hajdinin dhe babanë e tij është vënë nën hetim nga policia.

Së bashku me të u vu anën hetim edhe një 25-vjeçare që shoqëronte autorin. Ajo dha për policinë dëshmi kontradiktore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G”, sipas njoftimit të policisë.

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini rrëfeu përmes një video se ishte dhunuar së bashku me të atin.

Ai tregoi se gjithçka kishte ndodhur pak pas mesnatës së 3 gushtit, ndërsa Hajdini paraqitet me hematoma në sy dhe hundë.

Hajdini ka treguar hap pas hapi se çfarë ka ndodhur atë natë dhe procedurat që ka ndjekur më pas.

Sipas mjekëve ka pësuar dëmtime në nofull, hundë dhe syrin e majtë.

Ai shprehet se dhuna ka ndodhur si pasojë e veprimeve të tyre për të kërkuar të vërtetën e vdekjes së mamasë së tij, shumë vite më parë.

Top Channel