Nis mbledhja e kabinetit të sigurisë së Izraelit, zyrtarët e lartë do votojnë propozimin për pushtimin e plotë të Gazës

07/08/2025 18:50

Mbledhja vendimtare e kabinetit të sigurisë së Izraelit, në të cilën pritet të hidhet në votim propozimi për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të Gazës ka filluar, siç raportohet nga rrjeti televiziv Channel 12.

Prokurorja e Përgjithshme, Gali Baharav-Miyara thuhet se është gjithashtu e pranishme, pavarësisht faktit se qeveria kishte votuar unanimisht më herët gjatë javës për ta shkarkuar atë nga pozicioni i saj.

Jashtë ndërtesës, dhjetëra protestues janë mbledhur, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mundësisë së zgjerimit të operacionit ushtarak. Siç theksojnë ata, një veprim i tillë do të vinte në rrezik të menjëhershëm jetën e pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës.

Protestuesit po i kërkojnë qeverisë të zgjedhë rrugën e negociatave, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe për lirimin e të gjithë pengjeve.

Top Channel