
Me programin “Artemis”, NASA dhe SHBA-të aspirojnë të jenë të parat që instalojnë një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030, përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat synojnë të bëjnë të njëjtën gjë në vitin 2035.
Më konkretisht, astronautët amerikanë pritet të zbarkojnë në Hënë në vitin 2027, si pjesë e programit” Artemis”, i cili synon të “vendosë një prani të përhershme njerëzore në Hënë dhe të përgatitet për misionet e ardhshme në Mars”.
“Ne po garojmë për të pasur një bazë në hënë dhe, meqenëse kemi nevojë për energji, teknologjia e ndarjes bërthamore është jashtëzakonisht e rëndësishme”, shpjegon administratori në detyrë i NASA-s, Sean Duffy.
Early next year, humans will fly around the Moon for the first time in more than 50 years.
Our Artemis II crew is training hard for their historic mission. Last week, they suited up to run tests inside the Orion spacecraft that they'll ride to space: https://t.co/K0dzWEWSRW pic.twitter.com/mAJyBzqDeC
— NASA (@NASA) August 5, 2025
Energjia bërthamore konsiderohet kritike për kolonizimin e Hënës, e cila është e zhytur në errësirë për dy javë në muaj, veçanërisht rreth polit jugor, ku dielli nuk lind lart dhe disa kratere mbeten përgjithmonë të errëta. Prandaj, mbijetesa e bazave dhe anijeve kozmike vetëm me fotovoltaikë ose bateri është pothuajse e pamundur.
Në Hënë ka një vend që të gjithë e dinë si “fileto”, sepse ka akull dhe rrezet e diellit. NASA nuk e fsheh se ambicia e saj është të jetë i pari. Nëse vendet e tjera arrijnë të ndërtojnë të parat një reaktor bërthamor, ato mund të shpallin një zonë përjashtimi, e cila do të ishte një pengesë e rëndësishme për SHBA-në.
Megjithatë, planet e NASA-s vijnë në një kohë shkurtimesh nga administrata Trump, për shkak të të cilave rreth 20% e punonjësve të agjencisë hapësinore amerikane janë gati të largohen.
Top Channel