
Një kopje e rrallë e botimit të parë të librit të famshëm të J.R.R. Tolkien ” Hobiti ” , e gjetur në një shtëpi në Bristol, është shitur në ankand për 43,000 paund, rreth 50,000 euro.
Një kopje e rrallë e romanit ikonik të fantazisë “Hobiti”, e blerë së fundmi nga një koleksionist britanik, rezulton të jetë një nga vetëm 1,500 kopjet e botimit të parë të vitit 1937.
Sipas shtëpisë së ankandeve Auctioneum, besohet se kanë mbetur vetëm disa qindra të tilla në qarkullim.
Libri u gjet në bibliotekën familjare të një shtëpie në qytetin e bukur bregdetar britanik dhe, siç raporton The Guardian, oferta nga koleksionistë ndërkombëtarë e rriti çmimin e tij në më shumë se katërfishin e vlerës së parashikuar fillimisht nga Auctioneum.
“Është një rezultat i mrekullueshëm për një libër kaq të veçantë,” u shpreh Caitlin Riley, drejtore e sektorit të botimeve të rralla në Auctioneum. “Askush nuk e dinte që ekzistonte. Ishte thjesht në një bibliotekë të zakonshme. Që në shikim të parë u duk qartë se ishte një kopje origjinale e ‘Hobitit’, ndaj e mora dhe fillova ta shfletoja,” shtoi ajo.
That's an expensive book! This copy of Hobbit has sold for £43,000 at auction in Bath💰
The rare first edition was found during a routine house clearance in Bristol – it is one of only 1,500 copies initially printed in September 1937. pic.twitter.com/W7x5lWYJ3L
— BBC Bristol (@BBCBristol) August 6, 2025
Libri, me kopertinën e tij të dallueshme në ngjyrë të gjelbër të çelët, përmban ilustrime bardh e zi nga vetë J.R.R. Tolkien, i cili krijoi universin e famshëm të Tokës së Mesme gjatë kohës kur ishte profesor në Universitetin e Oksfordit. Ai u zbulua në bibliotekën personale të Joseph Hubert Priestley, një botanist dhe vëlla i eksploruesit dhe gjeologut të njohur të Antarktidës, Sir Raymond Priestley.
Vlera e botimeve të para të “Hobitit” është tejet e lartë për koleksionistët. Në vitin 2015, një tjetër kopje e botimit të parë, që përmbante një shënim të shkruar me dorë nga vetë Tolkien në anglishten e vjetër, u shit në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s për 137,000 paund (rreth 157,500 euro).
Romani i famshëm “Hobiti” ka shitur mbi 100 milionë kopje në mbarë botën dhe shërben si pararendës i trilogjisë së “Zotit të Unazave”. Historia e Tokës së Mesme u adaptua për ekranin e madh në fillim të viteve 2010, përmes një trilogjie epike filmash të realizuar nga regjisori Peter Jackson.
Top Channel