“Inteligjenca iraniane synon të godasë njerëz në Europë dhe SHBA”/ Ambasada amerikane: Dënojmë numrin në rritje të kërcënimeve!
07/08/2025 13:01
Ambasada amerikane në vendin tonë ka shpërndarë një deklaratë të DASH për kërcënimet që vijnë nga inteligjenca iraniane në Europë dhe SHBA.
Në deklaratë, theksohet nevoja për të punuar bashkarisht për të parandaluar veprimet e Iranit.
“Jemi të bashkuar me partnerët tanë europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit në Europë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Ne e dënojmë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin“, shprehet Zëdhënësja e Departamentit, Tammy Bruce.
Top Channel