“Faleminderit Shqipëri”/ Zelensky bisedë telefonike me Ramën, presidenti ukrainas: E informova kryeministrin për…

07/08/2025 17:45

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku e informoi për situatën në frontin e luftës dhe zhvillimet e fundit diplomatike.

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal. E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për të përfunduar këtë luftë dhe për të ndalur vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.

Diskutuam përgatitjet për takimet në forume ndërkombëtare të rëndësishme. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët tanë. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.

Faleminderit, Edi, faleminderit Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.”

 

Top Channel