Abuzimi me 781 milionë lekë! Faktet nga dosja e Prokurorisë së Fierit për “Bankers Petroleum” për vitet 2016–2018

07/08/2025 12:25

Në gjyqin për masën e arrestit të administratorit të “Bankers Petroleum”, disa ish administratorëve dhe zyrtarëve aktuale të kësaj kompanie koncesionare prokuroria ka renditur shumë fakte për dyshime për mashtrim, evazion në mënyrë të përsëritur dhe në bashkëpunim në dëm të shtetit shqiptar.

“Bankers Petroleum” shfrytëzon nëntokën shqiptare prej vitit 2004 dhe që nga ajo kohë ka deklaruar vetëm humbje edhe pse ka nxjerrë dhe shitur shumë miliardë dollarë pasuri të nëntokës së Shqipërisë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Sipas kontrollit, në hartimin e bilancit material dhe përcaktimin e diferencave është patur parasysh rregulli i përgjithshëm, gjendje në fillim plus hyrje minus dalje.

Të dhënat e inventarit në Marinzë për çdo muaj në sasi metër kub gas-oil dhe solar si për gjendjen në hapje, transferimet, përdorimin dhe gjendjen në fund janë marrë nga tabelat e përgatitura nga vetë shoqëria, një kopje e të cilave i është vënë në dispozicion grupit të kontrollit.

Edhe pretendimi i ngritur në observacion se nga grupi i kontrollit nuk është marrë parasysh ndryshimi në inventar nuk qëndron. mbasi në të dhënat e tabelave për holluesin përzierja diesel plus solar nuk ka gjendje as në hapje e as në mbyllje.

Në këto kushte, sasia e transportuar nga shoqëria transportit “Renci” sh.p.k duhet të ishte e barabartë me sasinë e përdorur në prodhimin e naftës bruto.

Diferencat e konstatuara përsa i përket bilancin material janë pikërisht nga krahasimi midis sasisë së transportuar me sasinë e përdorur.

Nga verifikimi dhe shqyrtimi i raportit të kontrollit tatimor të hartuar nga inspektorët e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj për shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd”.

“Për periudhat tatimore, janë konstatuar një sërë shkeljesh të natyrës tatimore, të cilat kanë sjellë pasoja të konsiderueshme financiare dhe ligjore. Këto shkelje janë të karakterit të përsëritur dhe shfaqin elementë të dyshimit të arsyeshëm për veprime të qëllimshme të mashtrimit tatimor, pasi: Shoqëria ka përfituar padrejtësisht rimbursime TVSH-je në vlerë mbi 578 milionë leke.

Përmes deklarimit të shpenzimeve fiktive ose të pajustifikuara me dokumentacion ligjor; Shoqëria ka shmangur detyrimet për tatimin në burim në vlerë mbi 202 milionë lekë, për një periudhë të gjatë kohore nga viti 2016 deri në vitin 2018″.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se shkeljet e mësipërme rezultojnë me ulje fiktive të humbjeve për këto vite: Veprimet janë të përsëritura, sistematike, që përfshijnë periudha të ndryshme kohore. çka tregon për vazhdimësi në qëllimin e paligjshëm.

Top Channel