Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit/ Afër ndodhen magazinat me lëndë plasëse, rrezikohet fshati
06/08/2025 20:22
Një vatër zjarri është konstatuar këtë të mërkurë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit.
Zjarri është përhapur pranë zonës C në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset, ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës.
Kryetari i bashkusë Adriatik Zotka ndodhet në vendngjarje i cili ka bërë thirrje për ndihmë, pasi shpërthimi i magazinave do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 m larg.
Top Channel