
Ka qenë një atmosferë aspak miqësore ajo që është përjetuar sonte gjatë ndeshjes miqësore mes Betis dhe Como, e zhvilluar në Kadiz, Spanjë.
Pak para përfundimit të pjesës së parë të këtij testi të radhës europian për skuadrën e Fabregas, ka shpërthyer një përleshje e dhunshme në fushë: gjithçka nisi nga një shuplakë që Fornals i dha Perrones, i cili nuk e la me aq dhe ia ktheu.
Që aty e më pas, situata doli jashtë kontrollit, me arbitrin që u detyrua të përjashtonte vetë Perronen dhe Bellerin nga radhët e andaluzianëve.
Tensioni, shkruan Sportmediaset, u rrit për shkak të shumë ndërhyrjeve të ashpra nga lojtarët e Como-s, me trajnerin e Betis, Pellegrini, që iu afrua Fabregas për t’i bërë vërejtje për entuziazmin e tepruar të Cutrone-s dhe shokëve të tij.
Në fund, miqësorja u fitua nga Como, që kaloi fillimisht në avantazh me golat e Diao dhe Da Cunha, por më pas u barazua nga Isco (me penallti) dhe Firpo. Vendimtar për rezultatin përfundimtar 3-2 ishte goli i Azon në kohën shtesë.
Top Channel