
Kryetari i bashkisë së Villeneuve-de-Marc të provincës Isere në Francë, Gilles Dussault, është shtruar në spital në gjendje të rëndë pas një sulmi të dhunshëm që pësoi pasditen e ditws së sotme.
Zyrtari 63-vjeçar po ecte me të birin në një rrugë të qytetit kur një person i panjohur e sulmoi me një “objekt të paidentifikuar”, sipas zyrës së prokurorit, e cila ka marrë përsipër hetimin.
Kryebashkiaku u godit në gjoks dhe u dërgua në gjendje të vetëdijshme në spitalin Edouard Herriot në Lyon. Djali i tij 28-vjeçar pësoi lëndime të lehta dhe po trajtohet në një spital në Vjenë.
Sipas hetimeve fillestare, autori i krimit është një banor i qytetit. Ai u përpoq të arratisej me një makinë që e braktisi pasi u përplas me një mur, përpara se të largohej në këmbë.
Në një njoftim për shtyp, Prefektja e Isère, Catherine Séguin, “dënon në mënyrën më kategorike këtë akt serioz dhe të papranueshëm kundër zyrtarëve të zgjedhur që punojnë për interesin e përgjithshëm të popullit”.
Gilles Ducault është kryetari i bashkisë së Villeneuve-de-Marc, një fshat me më pak se 1,200 banorë.
Në X, Ministri i Planifikimit Rajonal, François Rebchamin, e deklaroi se ishte “thellësisht i tronditur nga sulmi i dhunshëm kundër kryetarit të bashkisë së Villeneuve-de-Marc dhe djalit të tij”.
“Një përfaqësues i zgjedhur i Republikës dhe familja e tij u sulmuan, është e papranueshme. Autori duhet të gjendet dhe të ndëshkohet me ashpërsinë më të madhe”, shtoi ai.
Très choqué et ému par la violente agression du maire de Villeneuve-de-Marc et de son fils.
Un élu de la République et sa famille attaqués : c’est intolérable.
L’agresseur doit être retrouvé et sanctionné avec la plus grande fermeté.
— François Rebsamen (@frebsamen) August 6, 2025
Top Channel