Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së me Putin: Rusia duket më e gatshme për armëpushim, por…

06/08/2025 21:00

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me një armëpushim, pas takimit të drejtpërdrejtë që i dërguari amerikan Steve Witkoff pati me presidentin rus, Vladimir Putinin sot në Moskë.

“Presioni që po ushtrohet mbi ta po jep fryte”, theksoi presidenti ukrainas.

Megjithatë, ai nuk e fshehu skepticizmin e tij në lidhje me qëllimet ruse, duke vënë në dukje në mënyrë karakteristike: “Gjëja e rëndësishme është të mos mashtrohemi në detaje, as ne, as Shtetet e Bashkuara”.

Tema e takimit Putin-Witkoff u diskutua edhe në bisedën e mëparshme telefonike midis Trump dhe Zelenskyt dhe udhëheqësve evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Sir Keir Starmer.

Top Channel