
Takimi i sotëm midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ishte “jashtëzakonisht produktiv”, bëri të ditur presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.
“Është bërë përparim i madh”, theksoi Trump, i cili shtoi gjithashtu se ka informuar për rezultatet edhe disa prej aleatëve evropianë.
Ai përsëriti se lufta duhet të përfundojë dhe se në ditët dhe javët e ardhshme “do të punojmë për këtë çështje”.
Në postimin e tij, Trump shkruan: “I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo zhvilloi një takim jashtëzakonisht produktiv me presidentin rus Vladimir Putin. Është bërë përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë bien dakord se kjo luftë duhet të përfundojë, dhe ne do të punojmë në këtë drejtim në ditët dhe javët që vijnë. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”
Ndërkohë, më herët gjatë së mërkurës, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Për momentin, nuk janë bërë publike detaje lidhur me përmbajtjen e kësaj bisede.
Top Channel