
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë foli për një takim “të mirë” midis Steve Witkoff dhe Vladimir Putin në Moskë, duke folur për Reuters.
Ai shtoi gjithashtu se sanksionet dytësore ndaj Rusisë pritet të vendosen të premten.
“Takimi me Rusinë dhe të dërguarin special Witkoff shkoi mirë. Rusët janë të gatshëm të vazhdojnë të punojnë me Shtetet e Bashkuara. Sanksionet dytësore pritet të zbatohen të premten”, tha zyrtari.
Ndërkohë, qeveria amerikane pritet të lëshojë një deklaratë më vonë gjatë ditës mbi vizitën e Witkoff në Moskë, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio para takimit të tij me Ministrin e Jashtëm serb Marko Djuric në Uashington.
REPORTER: Will more anti-Russian sanctions still go into effect after Putin-Witkoff talks?
RUBIO: Hopefully an announcement soon. Maybe positive, maybe not, we’ll see pic.twitter.com/b4nLjwuihk
— Levan Gudadze (@GudadzeLevan) August 6, 2025
Gazetarët e pyetën nëse SHBA-të ende planifikojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë pas takimit të Witkov me Presidentin rus Vladimir Putin. “I dërguari special Witkov po kthehet në shtëpi, folëm me të pak minuta më parë. Do të kemi diskutime të tjera gjatë ditës, deklaratat do të bëhen së shpejti. Ndoshta mirë, ndoshta jo. Do ta shohim”, tha ai.
Top Channel