
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka mbyllur hetimet për një avokat dhe një grua, që akuzohen për ‘ushtrim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.
Bardhi Koçi, me profesion avokat, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte i punësuar si Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ka kërkuar nga Pranvera Meshi, shumën prej 1500 eurosh dhe ka marrë prej saj paraprakisht 1000 një mijë euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimmarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.
Koçi ka kërkuar nga një tjetër shtetas 1300 euro, me qëllim përshpejtimin e seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetases N.M., e arrestuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, ai ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi, R.G., me qëllim ushtrimin e ndikimit tek ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore. Ky ndikim kishte të bënte me nxjerrjen e aktit të ekspertimit kimik për një sasi lënde narkotike, e cila i ishte sekuestruar shtetasit B.G, i dyshuar për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel