
Pjesa më e madhe e qendrës historike të qytetit lindor gjerman të Dresdenit u evakuua të martën në mëngjes për të çaktivizuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore të zbuluar gjatë punimeve, thanë autoritetet lokale.
Më shumë se 17 mijë njerëzve iu tha të largoheshin nga shtëpitë e tyre herët në mëngjes në qytetin e quajtur “Firence mbi Elbë”, i cili pësoi dëme të mëdha nga bombardimet e Aleatëve në shkurt të vitit 1945.
Es ist ein Evakuierungsbereich von etwa 1.000 Metern Radius um den Fundort der Bombe geplant.
Eine Übersichtskarte findet sich unter folgendem Link: https://t.co/c9osf5OvdV
⚠️ Alle Menschen werden aufgefordert, den Bereich bis spätestens 6. August 2025, 09:00 Uhr zu verlassen.… pic.twitter.com/0g2Mk0io3a
— Polizei Sachsen (@PolizeiSachsen) August 5, 2025
Në lagjen shumë turistike që u evakuua ndodhet kisha Frauenkirche, një kishë protestante e ndërtuar në shekullin e 18-të dhe nga e cila mbetën vetëm rrënoja për pesëdhjetë vjet pas bombardimit të saj, përpara se të rindërtohej gur pas guri disa vite pas ribashkimit të Gjermanisë.
Bomba britanike, e cila shkaktoi evakuimin e lagjes, peshon 250 kilogramë dhe u zbulua dje gjatë punimeve të kryera pas shembjes së Urës Carola mbi Elbë shtatorin e kaluar, një nga boshtet kryesore të këtij qyteti të vjetër ku mbretërit e Saksonisë kishin selinë e tyre.
🇩🇪 BREAKING:
Over 17,000 people were evacuated from Dresden after a 550-pound British WWII bomb was found on the Carola Bridge.
About 330 police officers are monitoring the exclusion zone, established at 9am Wednesday.
Residents must leave immediately so defusing can begin. pic.twitter.com/TN3ex5rtaK
— SVS NEWS AGENCY (@svsnewsagency) August 6, 2025
Në Gjermani, e cila këtë pranverë shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shumë bomba të pashpërthyera ende gjenden në vendet e ndërtimit.
Janarin e kaluar, rreth 10 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Dresden pasi një bombë tjetër u zbulua në të njëjtin vend.
Në qershor, më shumë se 20 mijë banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Këln pasi u zbuluan tre bomba nga e njëjta periudhë.
Top Channel