Newcastle arrin akord me Thiaw për kontratë 4-vjeçare, Tare nuk do pranojë më pak se 30 milionë euro për mbrojtësin gjerman

06/08/2025 20:36

Në fillim Como, tani Newcastle. Malick Thiaw është ndër lojtarët më të kërkuar të Milanit dhe një largim i tij deri në fund të gushtit nuk përjashtohet.

“Magpies”, që tentuan të siguronin shërbimet e tij edhe në janarin e kaluar, janë rikthyer në sulm, madje kanë bindur edhe mbrojtwsin gjerman.

Sipas mediave gjermane, mes mbrojtësit dhe klubit anglez ka tashmë një marrëveshje paraprake për një kontratw 4-vjeçare.

Rossonerët do të dëshironin ta mbanin 23-vjeçarin në San Siro, pasi Massimiliano Allegri, e sheh atë si një element të përshtatshëm për një prapavijë me 3 mbrojtësa. Megjithatë, shumë do të varet nga shuma që do ti ofrohet ekipit kuqezi pasi Tare e vlerëson Thiaw jo më pak se 30 milionë euro.

Milani dhe Newcastle janë në kontakt të vazhdueshëm dhe së shpejti pritet edhe oferta e parë zyrtare nga anglezët, të cilët po merren njëherazi me çështjen Isak, që dëshiron të largohet për t’u transferuar tek rivalët e ligës angleze të Liverpool.

 

Top Channel