“Meloditë e Mesdheut”/ Historia dhe muzika e Inva Mulës u bashkuan në Amfiteatrin antik të Durrësit

06/08/2025 12:52

Koncerti “Meloditë e Mesdheut”, i realizuar nga sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula, solli një mbrëmje të veçantë në Amfiteatrin antik të Durrësit, ku muzika dhe historia u bashkuan në një skenë magjike.

Për herë të parë, Inva Mula interpretoi në këtë monument të Antikitetit, duke sjellë një repertor të zgjedhur për publikun durrsak dhe pushuesit e shumtë vendas e të huaj që ndoqën koncertin.

Artistja u shoqërua nga instrumentistët e mirënjohur Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violinçel, si dhe nga kori i fëmijëve “Okarina”.

Publiku, që mbushte arenën dhe shkallaret e Amfiteatrit si rrallëherë, përjetoi një udhëtim muzikor përgjatë brigjeve të Mesdheut, përmes tingujve që sollën frymën e përbashkët kulturore të rajonit.

“Meloditë e Mesdheut” gjallëruan bukur artistikisht netët durrsake të këtij sezoni turistik.

Top Channel