Një 23-vjeçar është shoqëruar në komisariat, pasi po lëvizte me makinën e tij “G-Class” në breg të detit në Lezhë.

23-vjeçari me iniciale A. N., banues në Lezhë, u ndëshkua për shkeljen e kryer, me 50 000 lekë gjobë.

“Një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë. Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor“, njofton policia.

Top Channel