Lirimi i hapësirave publike/ “Vazhdojmë”, Rama ndan videon e radhës: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura!?
06/08/2025 15:47
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës në rrjetet sociale, ku krahas shkruan “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordure?? Vazhdojmë!”.
Që prej muajit korrik në gjithë vendin ka nisur puna për lirimin e hapësirave të zaptuara.
Kreu i qeverisë la afat datën 31 korrik për largimin në mënyrë vullnetare të këtyre zaptime, ndërsa paralajmëroi që nga data 1 gusht do të merren masa.
Top Channel