Kriza humanitare në Gaza, pesë të vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit

06/08/2025 11:46

Pesë persona kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Gaza në 24 orët e fundit.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. 193 persona kanë humbur jetën në total. Mes të vdekurve janë edhe 96 fëmijë.

Në Gaza palestinezët jetojnë në tenda të improvizuara për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.

Punonjësit humanitarë thonë se uria është intensifikuar gjatë 22 muajve të fundit të luftës për shkak të kufizimeve të ndihmës të vendosura nga Izraeli.

Izraeli zbatoi një bllokadë të plotë mbi ushqimin dhe furnizimet e tjera për rreth dy muaj duke filluar nga marsi – dhe organizatat e ndihmës thonë se dërgesat ajrore të ushqimit të lejuara ditët e fundit bëjnë shumë pak për të lehtësuar situatën.

Tel Avivi pretendon se objektivi i tij është të rrisë presionin mbi Hamasin për të liruar dhjetëra pengje që ka mbajtur që nga sulmi i tij më 7 tetor 2023.

Top Channel